TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm, Fatmir Hoxhaj i dyshuar për vrasjen e Ahmet Toskës në 26 tetor ka dalë para gjykatës në Fier, kjo e fundit ka dhënë masën “Arrest me burg”.
Hoxhaj nuk ka pranuar autorësinë para togave të zeza duke theksuar se është i pafajshëm dhe për të nuk ka prova.
Arsyeja më e fortë që përdori Fatmir Hoxhaj ishte fakti se ai atë ditë është zgjuar në orën tetë të mëngjesit, ndërkohë që vrasja ndodhi rreth dy orë më parë.
Fatmir Hoxhaj dyshohet se vrau Ahmet Toskën pranë banesës së tij në sy të gruas.