AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 15:22

Rama flet për eurodeputetët që u tronditën: Janë të keqinformuar, do t’u përgjigjem me shkrim

Rama flet për eurodeputetët që u tronditën: Janë

Kryeministri Edi Rama iu përgjig sot në parlament edhe letrës së mbërritur në adresë të tij nga 8 eurodeputetë, lidhur me votimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend. Kryeministra tha se eurodeputetët janë të keqinformuar dhe do të marrin përgjigje me shkrim për letrën.

“Më shkruanin dje tetë eurodeputetë jemi të tronditur. Për cfarë? Do t'u përgjigjem me shkrim. Po për cfarë janë tronditur? Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marrë vite.

Për cfarë janë të tronditur? Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë kryeminstër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim.

Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, kushtetuta është ndryshuar. Venecia është i mirëseardhur kur të vi do e shohim dhe do hapim një diskutim n ga e para nëse do ketë nevojë.

Po zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik.” u shpreh Rama.

LEXO EDHE!

 

https://www.tpz.al/2020/10/28/jemi-te-tronditur-tete-eurodeputete-leter-te-hapur-rames-prisni-venecian-para-miratimit-te-kodit-zgjedhor/