AKTUALITET, 29 Tetor 2020, 13:37

Çfarë do të ndodhë nëse miratohet Kodi Zgjedhor? Basha: Rama, armik i shqiptarëve dhe integrimit, ja hapi i radhës

Çfarë do të ndodhë nëse miratohet Kodi Zgjedhor?


Kryedemokrati Lulzim Basha tregoi hapat e mëtejshëm të opozitës, nëse mazhoranca miraton sot në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Basha tha se Rama është armik i shqiptarëve dhe i integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas tij, hapi i radhës janë zgjedhjet e 25 prillit, ku opozita do të bëjë gjithçka për ta larguar.

“Problemi është se në krye të Shqipërisë sot është një armik i shqiptarëve. Ai po sakrifikon të ardhmen evropiane të shqiptarëve. Hapi i parë janë zgjedhjet e 25 prillit.

Do të bëjmë gjithçka për ta larguar një njeri që shkel mbi jetën e shqiptarëve, por edhe mbi të ardhmen tonë evropiane. Është një armik i dëshmuar i integrimit të Shqipërisë.

Kur po fusnim vendin në NATO, bënte demonstrata. Kur ishim gati të merrnim statusin kandidat, bllokoi tre ligjet. Tani, nëse i shkon marrëzisë deri në fund, po bllokon konferencën e parë ndërkombëtare, për shkak të makthit që e ka kapluar.

E pret humbja më e thellë e ndëshkimi më shembullor. Do t’i fund pandëshkueshmërisë. Do të japë përgjegjësi për gjithçka ka kryer.

Nuk ka formulë që shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor.

Akti i vetëm i përgjegjshëm do të kishte qenë të zhvillonte zgjedhje normale, por sido që të jetë hakun do ta marrë. Nuk ka për t’i ikur hakut të shqiptarëve”, theksoi kreu i PD.