AKTUALITET, 29 Maj 2019, 16:35

Rama: E respektoj Metën për sforcon, por 30 qershori nuk shtyhet

Rama: E respektoj Metën për sforcon, por 30 qershori nuk shtyhet

Rama dëshmoi sot se nuk ka patur negociata të suksesshme gjatë këtyre ditëve për të zgjidhur krizën. Kësisoj tha ai hapim fushatën më 1 qershor dhe më 30 qershor shkojnë në zgjedhje.

Rama u pyet drejpërdrejt për gatishmërinë e Presidentit, për të shtyrë datën e zgjedhjeve, dhe u përgjigj:

“Presidenti në këndvështrimin tim, ka shprehur një gatishmëri për t’u vënë në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike. Më lejoni t’ju përsëris që PS, shumica qeverisëse, nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo nuk ka lidhje me sforcon e respektueshme të Presidentit, kjo ka lidhje me qëndrimin tonë të prerë e të qartë që më 30 qershor, nuk është cështja kush do të fitojë zgjedhjet bashkiake, por duhet të fitojë Shqipëria institucionale dhe kushtetuese, e cila nuk mund të merret peng e nuk mund t’i nënshtrohet axhendave partiake të kujtdo qoftë”.