TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë ish-deputetët “gangsterë” të Partisë Demokratike kanë dalë në konferencë për të komentuar rrahjen e policit në ambjentet e Policisë së Tiranës.
Gjashte ish-deputetet kane ne nje deklarate per mediat nga selia blu, ku kane theksuar se ndryshe nga akuza, ata kane qene te dhunuar.
“Policia na pengoi ne te drejten tone kushtetutuese dhe ligjore per te marre informacion.
Interesi yne ishte per te marre informacion per protestuesit e arrestuar e te dhunuar ne menyre te kundraligjshme
Drejtori i Pergjithshem, nendrejtori i pergjithshem, prokurori i ceshtjes ishin te impenjuar jo me detyrat e tyre, por te mbytur nga avujt e alkoolit Ne zyrat e shtetit u vume perballe agresionit te disa funksionareve te larte te policise te dehur nga alkooli. Pamjet tregojne se Drejtori i Pergjithshem i Policise agreson deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me te cilin po filmonte. Nendrejtori i policise vendos doren ne brez per te nxjerre armen.
Ne kemi depozituar ne prokurori kallezim penal ndaj cdo personi qe na ka penguar te kryejme detyrat kushtetuese, por prokuroria nuk ka bere asnje veprim per kete kallezim”, shprehet Alibeaj.
Ndërkohë ish-deputeti demokrat Flamur Noka tha se thjesht kishte ndërhyrë kur një polic i kishte futur thonjtë në fyt kolegut të tij Gent Strazimiri.
“Jemi në tentative kërcënimi politik të deputetëve të opozitës nga ana e pushtetit. Në rastin konkret, ne si deputetë opozitarë po bënim punën tona sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk ka bërë kurrë në demokraci që zyrtarët e policisë të dhunojnë deputetët në krye të detyrës, ky është rast i paprecedent. Prokuroria dhe policia politike e Edi Ramës vetëm dhunon deputetët opozitarë. Unë kam ndërhyrë, kur punonjësi i policisë i kishte futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm në bazë të Kushtetutës. Unë largova një punonjës policie, punonjës i një bande, pasi dhunonte fizikisht një përfaqësues populli. Kjo është çështja për të cilën jemi proceduar”, tha Noka.