TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama ka pranuar në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespës se, 25 vjeçarja Kristi Reçi që humbi jetën nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës, ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.
Rama ka thënë se nuk ka dashur të flasë për këtë ngjarje pasi tragjedia nuk kishte prekur vetëm atë apo familjen e tij, por ishte tragjedi për të gjithë në Shqipëri.
“Po është e vërtetë. Më lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe ky detyrim për të qenë kryeministër i një vendi që kaloi këtë tragjedi, unë nuk kam dashur të flas për këtë. Kjo nuk është diçka që nuk ka të bëjë vetëm me mua dhe familjen time, por me të gjithë ne. Kjo thjesht e shtoi atë detyrimin tonë të brendshëm për të bërë gjithçka”, tha Rama.