TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Teatri Kombëtar, atje ku u iniciua edhe aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti, shprehu mirënjohje për kontributin e artistëve dhe të gjithë atyre që iu bashkuan kësaj nisme.
Teksa e cilësoi Teatrin Kombëtar monument i solidaritetit dhe qëndresës, Basha tha se sot kjo godinë nxorri ‘lakuriq’ qeverinë prej kartoni.
Por, gjatë vizitës disaminutëshe të liderit të opozitës, nuk kanë munguar as lotët dhe emocionet.
Basha e përjetoi mes lotëve rrëfimin e aktivistet Adriana Kalaj, e cila po tregonte peripecitë e saj gjatë tentativës për rrëmbim nga Policia e Shtetit.