TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit nga Tepelena, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa tjetri u plagos.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit. Burime zyrtare thanë se nga të shtënat me armë i vrarë mbeti Artur Bresha, rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, Artan Bresha, rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Vrasja ka dyshime të ketë ndodhur për hasmëri të vjetra. Mësohet se viktima ka qenë emigrant, ndërsa tani punonte roje te by-passi, ndërkohë që vëllezërit kanë edhe një dyqan në Tepelenë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga ngjarja në fjalë.