TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka propozuar organizimin e një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë për tu rindërtuar pas tërmetit.
Macron tha pas samitit të NATO-s se është shumë e rëndësishme një konferencë solidariteti me Shqipërinë.
“Konferenca synon të mobilizojë partnerët publikë e privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit,”-tha presidenti francez.
Franca ka qenë një mbështetëse e madhe për Shqipërinë gjatë këtyre ditëve të vështira.
Menjëherë pas rënies së tërmetit solli në vendin tonë ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar një nxjerrjen e të mbijetuarve dhe viktimave nga rrënojat.