AKTUALITET, 4 Dhjetor 2019, 20:52

Tronditet Tepelena, atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, vdes njëri (Emrat)

Tronditet Tepelena, atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve,

Një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati. Dosja.la mëson se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, teksa persona ende të paidentifikuar u kanë bërë pritë dy vëllezërve.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Artur dhe Artan Bresha, duke lënë njërin të vdekur në vend, ndërsa tjetrin e kanë lënë të plagosur rëndë.

Ai që ka ndërruar jetë është Aruti, ndërsa Artani ndodhet i shtruar në spitalin “Omer Nishani”. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.

Viktima punonte si rojë në një kompani inertesh.