TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet të jemi të përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit në vend. Kreu i qeverisë ishtë në depon farmaceutike në QSUT, ndërsa mes të tjerash tha se situata e hapjes është problematike dhe duhet të jemi të përgatitur.
“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë, edhe duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra sesi shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan hë se ska gjë.
Shumica e kuptojnë se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina, zakonet janë shumë të forta, kështu që ne duhet të përgatitemi shumë fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Lexova një artikull ku thoshte se vala e dytë e gripit spanjoll ishte më e…Do Zoti që nuk na sjell një provë të tillë. Megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, tha Rama.