TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përplasur me gazetarën e Syri TV, Dea Dervishi, e cila është ndalur që t’i bëjë disa pyetje shtesë, deputetes Klodiana Spahiu në lidhje me mjekët e spitaleve rajonale, që janë lënë jashtë pagës së luftës.
Pas kësaj pyetjeje, Balla i ka kërkuar gazetares që të ruajë distancën dhe të largohet, pasi klo deklaratë ishte bërë në nder të ditës së Infermierëve, për t’I falenderuar këta të fundit për shërbimet.
Pjesë nga biseda
Gazetarja Dea Dervishi: Ju lutem edhe një pyetje
Balla: Kaq ishte, këtu jemi për të falenderuar infermierët që…
Gazetarja Dea Dervishi: Një pyetje, pse janë lënë jashtë pagës së luftës mjekët dhe infermierët e spitaleve rajonale?
Balla: Mjaft ju lutem, këtu nuk jemi për këtë gjë, ju mund të vini në sallën e Kuvendit të bëni këto pyetje, televizioni juaj ka probleme me deklarimin e të ardhurave nga pronarët…
Gazetarja Dea Dervishi: Nuk merremi me këtë çështje,…
Balla: Ju lutem ruani distancën njëherë….
Gazetarja Dea Dervishi: Po i shmangeni pyetjes, përsë janë lënë jashtë pagës së luftës?
Balla e shtyn dhe e prek në shpatull: Ruaj distancën, ne këtu kemi ardhur për të falenderuar infermierët dhe mjekët.
Gazetarja Dea Dervishi: Nuk ju përgjigjët pyetjes time
Balla: Të fala Çimit