TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishin dalë me leje të posaçme nga burgu, pas masave të marra për shkak të situatës me koronavirusin, por përfundojnë serish në pranga.
Këtë fat kanë pasur tre të burgosur, që përfunduan sërish në telashe me drejtësinë, pasi janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Faktin e ka bërë të ditur sot gazetarja Klodiana Lala për “News 24”. Ajo ka thënë se nga të dënuarit që përfituan nga akti normativ, leja e veçantë tre mujore, këta persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se dy prej tyre janë prangosur për dhunë në familje, ndërsa një pasi ka shkelur rregullat e karantinimit pasi është konstatuar në rrugë.