AKTUALITET, 12 Maj 2020, 13:04

"T'fala Çimit"/ Syri TV i përgjigjet Ballës: Adoleshent i vonuar, shkatërrues i pyjeve të Librazhdit, po sulmon median!

"T'fala Çimit"/ Syri TV i përgjigjet Ballës:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas me gazetaren e Syri Tv gjatë një prononcimi për mediat.

Balla refuzoi t'i përgjigjej pyetjes së gazetares dhe tentoi ta intimidojë atë, duke i përmendur pronarët e televizionit dhe duke kopjuar batutat e Edi Ramës.

Deputeti socialist, e sulmoi gazetaren duke thënë se pronarët e televizionit "kanë probleme me deklarimin e pasurisë".

"Mjaft ju lutem, këtu nuk jemi për këtë gjë, ju mund të vini në sallën e Kuvendit të bëni këto pyetje, televizioni juaj ka probleme me deklarimin i pasurisë nga pronarët…", tha Balla.

Një përgjigje për Ballën ka ardhur nga ardhur nga televizioni, i cili e quan atë "një adoleshent të vonuar" që "shkatërroi pyjet e Librazhdit" dhe tashmë intimidon gazetarët.

Reagimi i SyritTV:

Taulant Ballës siç duket nuk i pëlqejnë pyetjet nga mediat që nuk i kontrollon qeveria e tij.

Kështu ka ndodhur sot kur ai ka sulmuar me duar gazetaren e SYRI TV Dea Dervishi, duke e intimiduar e duke mos pranuar që ti përgjigjet pyetjeve të saj.

Numri 2 i PS-së si një adoleshent i vonuar, në vend që të përgjigjet për pyetjen se pse mjekët dhe infermierët në rrethe nuk janë paguar për situatën, vendos të sulmojë gazetaren dhe SYRI TV me shprehjet e drejtuesit të tij Edi Rama.

Duket se prania e SYRI TV në çdo konferencë dhe fakti se pyetjet tona nuk janë ato që u jepen të gatshme gazetarëve i ka prishur qetësinë qeverisjes së Edi Ramës dhe njerëzve të tij.

E duke mos pasur çfarë të bëjë, Balla i PS-së,  njeriu i akuzuar si shkatërruesi i pyjeve të Librazhdit, fillon e flet për gjëra pa lidhje në një deklaratë për mediat, ku kishin dalë për të dhuruar lule mjekëve e infermierëve.

/TPZ.al/