AKTUALITET, 12 Maj 2020, 13:25

Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, tre të plagosur

Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, tre të plagosur


Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë janë plagosur tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Labinot, nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë tre personat e plagosur janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan për mjekim.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/TPZ.AL