TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, i pranishëm në shesh, në protestën e dhjetë kombëtarë të opozitës, tha se Rama është një “armik i interesit kombëtarë”.
Ndërsa ka komentuar miratimin e komisionit për shkarkimin e Presidentit Meta, Berisha e konsideroi një “akt puçist”, duke shtuar se kryeministri do të “kalbet në të paktën 37 vite burg”.
“Ai është një armik i interesit kombëtaret, po kryhet një puç në parlament ndaj Presidentit. Këta horra duhet të shporren, komisioni është një akt puçist që kreu i meduzës, bashkë me narkohorrat, ndërmori ndaj Kushtetës. Ekspertiza shpalli se ato dekretet nuk mund t’i shqyrtojë askush veç Gjykatës Kushtetuese. As narko KQZ, as narkokolegji i partisë.
Ata po bëjnë hapa të qarta drejt grushtit të shtetit dhe do përballet Edi Rama me të gjitha pasojat. Këta që bëjnë kryegjykatësin, kryeprokurorin, kryeanrkoparlamentin, këta meritojnë të përmbysen një moment e më parë. Opozita do përdorë kryengritjen popullore. Asgjë nuk i reziston dot kësaj kryengritje, jo ky narkoshtet. Edi Rama do kalbet në të paktën 37 vite në burg, në vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese, sipas ekspertëve minimumi i kushton 37 vite burg”, tha Berisha.