AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 21:33

Foto/ Gafa e demokratëve me emrin e partisë së tyre

Teksa protesta ende nuk kishte nisur, janë shpalosur një sërë mesazhesh nga qytetarë e simpatizantë të PD-së, përfshi këtu një kuti të madhe ku votohej “Rama ik”.

Por një pankartë e sjellë nga dega nr.7 e Partisë Demokratike, kishte një gafë në shkrim.

Në të shkruhej në tre gjuhë të ndryshme Rama ik, por emri i Partisë Demokratike ishte shkruar gabim.