AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 20:28

Gomari i veshur me bluzën e PS, mbushet kutia e votimit me fletë “Rama ik” (FOTO)

Një kuti e madhe votimi 2 metra e lartë ka dalë nga selia e PD dhe i është drejtuar sheshit para kryeministrisë.

Kutia e madhe mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë masakat e protagonistëve të dosjeve 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Saimir Tahirit dhe krimelëvë të tjerë që kanë dalë në përgjimet e BILD.

Kutia ndiqet nga disa gomerë të veshur me bluza me logon PS 30 dhe po mbushet me “fletë votimi” ku shkruhet Rama ik.

Këto kanë qenë disa nga simbolet e protestës së opozitës që po zhvillohet para Kryeministrisë.