AKTUALITET, 8 Korrik 2019, 21:12

Kryemadhi: Më ngatërrohen keq zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi

Kryemadhi: Më ngatërrohen keq zorrët e barkut kur flet Rama

Në të njëjtën kohë me Lulzim Bashën edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lënë selinë e saj. Siç është bërë traditë në protesta, Kryemadhi mban fjalimin e saj për mediat gjatë rrugës.

Kryemadhi theksoi se protestat nuk janë të opozitës por të shqiptarëve. E pyetur për 101 deputetët që votuan pro ngritjes së komisionit Hetimor për Ilir Metën ajo u përgjigj:

“Nuk është problemi tek 101 deputetët apo tek familjet e tyre, por tek ajo çka duan shqiptarët. Shqiptarëve nuk i intereson karrigja e Ilir Metës por të kenë një punë për veten e tyre”.

Ndërkohë gazetarët i cituan Kryeministrin Edi Rama i cili thotë se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi. Kryemadhi dha këtë përgjigje.

“Aman se më ngatërrohen keq zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi”.