AKTUALITET, 5 Maj 2018, 11:44

Rama do bëjë ndryshime në Qeveri? Reagon ministri Bushati

Rama do bëjë ndryshime në Qeveri? Reagon ministri Bushati

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati, pas homazhe per nder te 5 Majit, ka dhene detaje nga Shkodra lidhur me paktin per Detin me Greqine dhe i eshte pergjigjur edhe interesit te medias lidhur me deklaraten e Rames per ndryshime ne Qeveri, nese do te jete e nevojshme.

Ai ka sqaruar se raundi i fundit ishte konstruiktiv, nderkohe qe ben me dije se do te kete nje raund te ri ne Athine.

“Ne jemi duke vazhduar punen dhe ky eshte nje proces jo i lehte. Per nje pjese te ceshtjeve ka dakordesi. Jemi ne rrugen e duhur. Jane ceshtjet e kufizimeve detar. Raundi ne Tirane ishte konstruktiv. Jane bere disa konsulta ne nivel diplomatik dhe teknik. Do kete nje raund te ri ne Athine dhe nje takim me homologun grek”- tha Bushati.

Opozita e quan si pazar?

Ka nisur ne 2014. Jane shqyrtuar praktikat e drejtes nderkombetare. Dosja eshte voluminoze. Per ceshtjen e detit ka praktika gjyqesore te shumellojshme. Nuk do jete nje marreveshje ku palet do tentojne t’ja hedhin njeri-tjetrit, por do te jete nje marreveshje e drejte dhe e zbatueshme.

Keni nje koment per ndryshimet ne qeveri?

Çdo lloj çeshtje e tille eshte kompetence e kryeministrit.