TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse komunistët nuk i kanë kursyer asnjë “5 Maj” provokimet me foton e Enver Hoxhës tek Varrezat e Dëshmorëve, situata sot ka degjenderuar në sherr.
Më të shumtë në numër, me foto më të mëdha e banderola siç duket edhe në videon e siguruar nga News 24 dhe “BalkanWeb”, komunistët kanë nisur të brohorasin emrin e ish-diktatorit: “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” pak pasi krerët e shtetit kishin nderuar dëshmorët me kurora me lule.
Thirrjet e tyre duket se kanë shqetësuar disa persona aty pranë dhe situata ka precipituar. Ka pasur përplasje fizike, sharje e dhunë, derisa janë shfaqur edhe forcat e policisë.
Mësohet se pas shpërndarjes së turmës, policia ka shoqëruar një person.
https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1690943447621272/