TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Arsen Rusta, ka zbardhur detaje të reja mbi dy bosët shqiptarë të arrestuar për trafikimin e 1 ton kokaine në Spanjë.
Gazetari deklaroi në emisionin ‘Repolitix’, se njëri prej personave të arrestuar, shtetasi Julian Deblini njihet edhe më një tjetër emër, si Julian Gjoka.
Sipas Rustës, dy bosët e kokainës të arrestuar nga autoritetet spanjolle, kanë lëvizur për herë të fundit në kufin shqiptar në mujin janar-shkurt.
“Ky grup ka pasur qendra shumë të rëndësishme në Barcelonë. Arjan Ndoci rezulton nga shenjat e gishtërinjve se nuk ka asnjë lidhje me djalin e ish-gjyqtarit Dritan Gradica. Ndërsa Julian Deblini njihet dhe me emrin Julian Gjoka, person që ka hyrje-dalje në Shqipëri. Dyshohet se në këtë aktivitet është përfshirë vitet e fundit. Janar-shkurt është lëvizja e fundit e tyre në kufi në mënyrë legale.”
Foto e Deblinit (Gjokës), i cili u prangos në Spanjë.
Ndërsa bosi tjetër i arrestuar në Spanjë, Arjan Ndoci, rezulton se është vëllai i biznesmenit të njohur Viktor Ndoci. Për të dy këta persona, që sipas policisë spanjolle janë në krye të grupit kriminal të trafikut të kokainës, policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimet e pasurisë.
Në sitën e verifikimeve do të kalojnë në fakt të gjitha pronat e familjarëve të Arjanit, përfshirë edhe ato të vëllait të tij biznesmenit të Viktor Ndocit njohur si biznesmeni i një nga Qendrave Tregtare të rëndësishme në kryeqytet dhe pronar e shumë pallateve.
Vetë Arjan Ndoci nuk ka pronësi biznese në Shqipëri, ndërsa rezulton se vite më parë ka pasur në pronësi kompaninë Arvi të cilën e ka shitur tek persona të tjerë kundrejt 12 mln lekëve.
Verifikimet sipas burimeve për nga Krimet e Rënda do të kryhen në zyrat e hipotekës, bizneset, bankat e nivelit të dytë, pronësitë mbi automjetet dhe agjencitë e transfertave dhe këmbimeve valutore. Pas verifikimeve nga policia dhe prokuroria dosja do kalojë në Gjykatë për vënien e pasurive nën sekuestro.