AKTUALITET, 5 Maj 2018, 11:22

VIDEO+FOTOT/ Atentati në parukeri, 38-vjeçari shqiptar tregon tmerrin: U ndava me mikun tim kur…

Zbardhen te tjera detaje pas ngjarjes se rende te ndodhur dje ne Athine, kur dy persona me maska i bene atentat nje shqiptari, duke e qelluar me arme, por pa e vrare.

Sipas CNN grek, shqiptari eshte 38-vjecar me inicialet M.E dhe me profesion hidraulik. Brenda sallonit, kur ndodhi ngjarja, raportohet se kishte persona të tjerë.

Shqiptari, pasi eshte mjekuar ne spital, pasi mori disa plumba ne pjesen e kembeve ka dhene deshmine per policine. Ai është i martuar dhe bashkëshortja e tij jeton në Shqipëri. 38-vjeçari ka edhe shtetësi greke, qe e ka marrë në vitin 2016.

“Isha me një mikun tim në sheshin Viktoria dhe pimë kafe, shumë afër shtëpisë sime, kur mbaruam i thashë mikut të largohej sepse, kisha dëshirë të shkoja në sallon. Unë zakonisht shkoi tek ai në rrugën Heyden. Kështu, paguam kafet dhe u larguam. Sapo u futa në sallon dhe u ula në karrige, në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, pashë që mbante një armë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Menjëherë pas kësaj, doli nga dyqani, hipi në makinë dhe u largua”- thote ai.

VIDEO+FOTOT/ Shqiptarit i bëjnë pritë para parukerisë, e qëllojnë 5 herë me armë

krim4

Qellohet 5 here me arme nje shqiptar ne Athine. Mediat greke bejne me dije se ngjarja ka ndodhur ne sheshin Viktoria, prane qendres se Athines, nga persona ende te paidentifkuar.

Fillimisht u tha se ai ishte pronar i nje berberaneje, por me pas deshmitaret ne vendin e ngjarjes treguar se ishte vetem nje klient.

Emri i tij ende nuk behet i ditur. Kane qene dy persona me maska, qe kane dale nga nja makine i jane afruar dhe kane zbrazur armen ne kembet e shqiptarit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=aNQvqHS4z6M

Mesohet se ai u transportua ne spital, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

krim3

krim2

krim1

krim