AKTUALITET, 5 Maj 2018, 10:37

VIDEO/ Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, Meta, Rama, Ruçi e Veliaj bëhen bashkë. Detajet që nuk u panë në kamera (FOTOT)

Kujtohen sot si cdo vit Deshmoret e Atdheut ne kete 5 maj, me homazhe dhe vendosje kurorash me lule te Varrezat e Deshmoreve.

Nen tingujt e muzikes, presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Ruci, Kryeministri Rama dhe pastaj me radhe kryebashkiaku i Tiranes Veliaj, e perfaqesues te tjere zyrtare kane vendosur kurora me lule dhe kane bere homazhe te “Varrezat e Deshmoreve”.

Ne mbyllje te ceremonise, ata kane shtenguar duart me te pranishmit e tjere.

Nderkohe qe ne oren 11.00 Kryetari i PD, Lulzim Basha, do te beje homazhe tek varrezat “Deshmoret e Kombit”.

Në homazhe nuk kane munguar as veteranët e luftës dhe familjare te te reneve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155784591421523/