TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi është gjysmëfinalisti i katërt dhe i fundit i Kupës së Italisë.
Bardhezinjtë mundën 2-0 Torinon në derbin e luajtur në “Allianz Stadium”
Nga një gol për çdo pjesë loje: në të 15' Douglas Costa dhe në të 67' Mandzukic. Goli i kroatit u vendos pas konsultimit të arbitrit me sistemin “Var”.
Kjo solli edhe protestën dhe ndëshkimin e trajnerit të Torinos, Sinisa Mihajloviç.
Juventusi do të përballet me Atalantën e Etrit Berishës në gjysmëfinale, ndërkohë që tjetra është Milan-Lacio.
Takimet do të luhen, më 31 janar dhe 28 shkurt.
/TPZ.AL/