AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 18:11

Nuk ka fund teatri në Kuvend/ Opozita gris fletët e votimit, Edi Rama i mbledh dhe i fut në qese! (foto)

Nuk ka fund teatri në Kuvend/ Opozita gris fletët e votimit, Edi Rama


Legjislatura e re, ka nisur me teatrin e përhershëm që shoqëron seancat plenare në Shqipëri.

Gjatë votimit të propozimit të mazhorancës, për kryetaren e Kuvendit, opozita ka grisur fletët e votimit dhe i ka hedhur pranë kutisë, duke refuzuar kështu të votojë për Lindita Nikollën dhe duke bërë një gjest simbolik për të shprehur kundërshtinë.

Kryeministri Edi Rama, është ngritur një moment, i ka mbledhur fletët e grisura dhe i ka futur në një qese.

Menjëherë opozita ka bllokuar punimet e seancës, duke kërkuar kthimin e fletëve, që pak më parë i kishte kthyer në mbetje.

Pas kësaj kërkese, Edi Rama ka pranuar të rikthejë mbetjet në vendin e depozituar fillimisht dhe kështu ka rinisur votimit. (Foto më poshtë nga kjo ngjarje "madhore").

[gallery ids="565862,565861,565863,565864,565865,565872,565871,565870,565869,565868,565867,565874,565873,565875,565876,565877,565878,565854,565855,565853,565852,565851,565847,565850,565856"]