AKTUALITET, 25 Korrik 2019, 14:19

Raimonda Bulku përgënjeshtron Edi Ramën: Teatri të mos shembet


Aktorja e njohur shqiptare Raimonda Bulku ka përgënjeshtruar Edi Ramën.

Me një postim në Instagram, Bulku shprehet se është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

‘Unë jam për një Teatër të ri dhe i qëndroj deklaratave të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi.

Respekto traditën.

Ruaj Historinë.

Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin’, shkruan ndër të tjera ne Instagram aktorja e njohur Raimonda Bulku.