AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 19:26

Radhimë/ Plagoset i shpalluri në kërkim, vjen reagimi i policisë

Radhimë/ Plagoset i shpalluri në kërkim, vjen reagimi i

Policia reagoi zyrtarisht për ngjarjen e sotme në Radhimë, ku një i shpallur në kërkim plagosi me thikë një polic, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë zjarri në këmbë.

38-vjeçari Gaqo Gjini ishte shpallur në kërkim dhe policia e mbështetur nga RENEA kishin shkuar në banesën e tij për ta vënë në pranga.

Gaqo Gjini është transportuar në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.