AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 17:42

Detajet e reja/ Shkëmbim zjarri në Radhimë, tmerr mes pushuesve

Detajet e reja/ Shkëmbim zjarri në Radhimë, tmerr mes pushuesve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Radhimës në Vlorë, ku një person nga shtënë me armë në drejtim të policisë. Mësohet se blutë e Vlorës kishin shkuar për ta arretuar, por ai ka qëlluar me armë ndaj tyre.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur.

Nuk dihet ende se cili është autori i ngjarjes, por mësohet se ai ka qenë person në kërkim dhe jetonte në një shtëpi në Radhimë.

Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.

Kujtojmë se në këtë periudhë në zonën e Radhimës ka një numër të madh pushuesish. Pasi kanë dëgjuar të shtënat, ata kanë nxituar të strehohen në dhomat e tyre.