AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 18:05

Motori del nga rruga, 46-vjeçari nga Lushnja ndërron jetë pa shkuar në spital

Motori del nga rruga, 46-vjeçari nga Lushnja ndërron jetë pa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një fshat në Lushnjë, ku një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet K.T., ka dalë nga rruga teksa drejtonte një motor, e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Informacion paraprak

Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.