TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roman Abramovich ka mbërritur sot në Milano me synimin për të mbyllur marrëveshjen me Juventusin për dy futbollistët të cilët Maurizio Sarri i pëlqen shumë.
“Corriera della Sport” shkruan se manjati rus i cili ende nuk ka siguruar një leje qëndrimi në Angli, së bashku me menaxherin Fali Ramadani do të tentojnë të bindin Juven për t’i marrë Gonzalo Higuain-in dhe Daniele Rugani-n.
Jo më larg se dje shefat e Chelsea-s janë takuar me drejtorin ekzekutiv të Juventusit, Fabio Patricin, ndërsa sot, me ndihmën e menaxherit të FIFA-s, Ramadanit, i cili njihet për marrëdhëniet e mira me ‘zonjën e vjetër’, ‘blutë’ e Londrës do tentojnë të finalizojnë marrëveshjen mbi bazën e 100 mln eurove.
60 mln janë përcaktuar për sulmuesin argjentinas, i cili në drejtimin e Sarrit në sezonin 2015-2016 realizoi 36 gola në 35 ndeshje në kampionat. Gjithsesi 30-vjeçari sezonin e fundit ka humbur nga shkëlqimi i tij pasi ka shënuar vetëm 16 gola.
Ndërkohë pjesa tjetër, 40 mln euro, do të jepen për Daniel Ruganin, mbrojtësin që ka shkëlqyer nën drejtimin e Masimiliano Allgerin. Vetëm në dhjetor, 23-vjeçari nënshkroi kontratën e re që skadon në verën e 2021, por Juventus mund të heqë dorë për shkak të shumës së shpenzuar për Ronaldon që kap shifrën e 112 mln eurove.
Më shumë të reja pritet të dalin në orët në vazhdim, me marrëveshjen midis palëve që duket se është drejt finalizimit.