TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi javën e kaluar zyrtarizoi transferimin e Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid për 112 mln euro duke çuar në qiellin e shtatë tifozët tyre dhe duke mërzitur kundërshtarët, të cilët së fundmi po përpiqen të gjejnë mënyra të ndryshme për një hakmarrje të vogël.
Kështu, në Napoli kanë nisur shitjet e një letre higjenike që ka foton e sulmuesit me fanelën bardhezi. Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë. Para dy vitesh, letrat higjienike shiteshin me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin për t’u transferuar te Juventusi.
Kujtojmë që vitet e fundit ka qenë një garë e ashpër mes këtyre dy skuadrave për të siguruar titullin në Itali, garë e cila me siguri do të emocionojë tifozët edhe në sezonin e ri.