AKTUALITET, 19 Korrik 2018, 18:16

Postimi i 5 më i pëlqyer në histori, Ronaldo ‘djeg’ Instagramin me kalimin te Juventus (Foto)

Postimi i Cristiano Ronaldos në Instagram “Forza Juve” është tani i 5-i më i pëlqyer në historinë e këtij aplikacioni.

Pasi kompletoi kalimin nga Real Madrid te Juventusi, Ronaldo postoi shpejt një foto në rrjetin social ku shfaqej ai me bluzën e Juventusit në një sfond të zi ku shkruhej emri i tij. Kjo foto shoqërohej me përshkrimin “Forza Juve”.

Deri më tani ky postim ka marrë afërsisht 11,451 mln pëlqime, në një kohë kur ka vetëm 2 ditë që është hedhur. Cristiano Ronaldo është sërish në vendin e katërt. Fotoja e postuar me Georgina Rodriguez menjëherë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre Alana Martinez ka marrë afërsisht 11,448,353 pëlqime.

Në vendin e tretë, si foto më e pëlqyer është ajo mes Justin Biber dhe Kylie Jenner.