AKTUALITET, 8 Qershor 2020, 17:13

Qyteti më i goditur prej COVID-19, Nju Jorku fillon rihapjen, 400 mijë qytetarë rikthehen në punë

Qyteti më i goditur prej COVID-19, Nju Jorku fillon rihapjen, 400 mijë

Nju Jorku vijon të jetë qyteti më i goditur në botë prej koronavirusi por nga sot ka filluar rihapjen dhe lehtësimin e masave nga karantina.

400 mijë qytetarë janë rikthyer për herë të parë pas pandemisë në vendet e tyre të punës teksa lehtësime të tjera priten në vijim.

Edhe pse Nju Jorku ishte në karantinë, protestat për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd e përshinë edhe atë, pasi mijëra qytetarë ”harruan” koronavirusin dhe marshuan në rrugë pa ruajtur distancën fizike.

378 mijë të infektuar dhe 24 mijë e 212 të vdekur nga COVID-19 ka qyteti më i goditur në botë nga COVID-19, Nju Jorku, në shtetin më të goditur, SHBA.