AKTUALITET, 26 Prill 2020, 08:09

Qytetarët në karantinë, por sot deri në orën 11:00 mund të dalin xhiro nënat me fëmijë

Qytetarët në karantinë, por sot deri në orën 11:00 mund


Shqiptarët vijojnë të jenë në karatinë gjatë kësaj fundjave, masë kjo e marrë nga qeveria pas përhapjes së COVID-19. Të gjithë qytetarët deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit nuk lejohen të dalin nga shtëpitë dhe çdo aktivitet në vend është mbyllur.

Nga ky rregull i ri i qeverisë bëjnë përjashtim vetëm nënat. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e somte  mund të dalin deri në orën 11:00 të gjitha gratë me fëmijë. Rama  nënvizoi se se deri në orën 11:00 mund të dalin lirisht për të bërë xhiro nënat që kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeç.