TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike është e kënaqur me aksionin e sot në protestën jashtë ambienteve të Kuvendit.
Në mesazhin që u ka mbërritur strukturave të PD, ku theksohet se aksion sot “ishte shumë i mirë dhe i fortë”, teksa bëhet thirrje që të jenë të pranishëm edhe pasdite.
Por ka një notë kritike nuk ka kaluar ky mesazh.
“Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit”.
Në mesazh thuhet se do ishte mirë që të njoftojnë sa më shumë njerëz që të bashkohen në ora 18:00.
“Aksioni i sotëm ishte shumë i mirë dhe i fortë. Duhet ta vazhdojmë edhe pasdite, duke e mbajtur të njëjtën energji.
Ju lutem, ka shumë rëndësi që pasditen e sotme të jemi përsëri të pranishëm në protestë. Kemi mundësi më të mira edhe për sa i përket orarit.
Gjithashtu, për personat e shoqëruar nga policia, kemi dërguar avokatë për t’i asistuar dhe për të ndjekur situatën e tyre.
Ju lutem, njoftoni sa më shumë njerëz që nuk patën mundësi të ishin paradite për shkak të punës, që sot në orën 18:00 të jenë te Parlamenti.
Të jemi të gjithë bashkë!”, thuhet në mesazh.