AKTUALITET, 29 Prill 2019, 22:17

Merkel mbështet Shqipërinë? Shehi sfidon zyrën e shtypit të Edi Ramës

Merkel mbështet Shqipërinë? Shehi sfidon zyrën e shtypit


Kryeministri Rama ka takuar sot në Berlin Kancelaren Merkel.  Zyra e shtypit të kreut të qeverisë bëri të ditur se Kancelaria e Gjermanisë ka thënë se do mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave me BE. Për Dashamir Shehin, nëse Merkel na mbështet për në BE, do jetë kënaqësi, sepse nuk mbështet Ramën por Shqipërinë, madje shkon deri aty sa me batute deklaton se “do të kabërdija edhe atletet e Ramës”.

“Zyra e shtypit të Kryeministrit edhe sikur ai të jetë i zi fare do të thotë se ky është fare i bardhë madje ka edhe disa argjend tek veshët. Kjo punë them që nuk vlen. Them se nuk vlen pasi ka bërë kaq shumë propagandë duke gënjyer.  E dyta sikur kjo të jetë e vërtetë unë do e uroja me gjithë shpirt që në fund të fundit të marrë fund një herë dhe përgjithmonë kjo histori ky kalvar i gjatë i letrave dhe burokracisë shqiptare tek dera e Evropës. Mirë apo keq edhe ne që jemi opozitare kemi nevojë për Evropën.

Me një Evropë këtu e cila do të vëzhgojë pushtetin, Ramën. Kam frikë që ajo zonja Mergel nuk e di fare se çfarë kemi bërë ne, që jëmi në Parlament dhe që kemi dalë jashtë Parlamentit. Ajo i drejtohet shqiptarëve dhe nëse ka ndonjë shanc në këto kushte që jemi ne që të hyjmë në Evropë do të jetë një gjë shumë e madhe. Unë do të kabërdija edhe atletet e Ramës, i cili do të vijë këtu dhe do na çajë dërrast për lavdinë evropiane. Do e kapërdija sinqerisht që vetëm e vetëm nesër të paktën të jemi nën vëzhgimin e syrit evropian”, deklaroi Shehi ne ‘Mbremje Ide’ ne Abc News.

Media gjermame, Deutsche Welle raportoi se vendimi për hapjen e negociatave do të shtyhet për në muajin Shtator,  pasi koha nga dalja e rekomandimit të Komisionit në fund të majit dhe samiti i Këshillit në qershor, nuk mjafton për të analizuar ecurinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.