AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 17:10

17 raste me Covid-19 në Korçë, infektohen një punonjëse e gjendjes civile dhe një e bashkisë

17 raste me Covid-19 në Korçë, infektohen një

Sot në Korçë janë shënuar 17 raste me koronavirus. Dy prej rasteve janë një punonjëse e gjendjes civile dhe një punonjëse e bashkisë.

Dy punonjëset e infektuara janë karantinuar, ndërsa pritet që të bëjnë testin edhe personat e kontaktit në ditët e fundit, që janë të dyshuar se mund të jenë të infektuar.