AKTUALITET, 10 Gusht 2018, 17:57

Qeveria fut duart në Tatime, jep 20 milionë euro tender për serverin

Pak vite më parë, shpërtheu skandali, ku persona të pautorizuar u futën në serverin e tatimeve dhe morën të dhënat e shumë bizneseve. Madje, një pjesë të mirë të të dhënave i fshinë, ndërsa palët politike akuzuan njëra tjetrën për ndërhyrje.

Për këtë megaskandal nisi hetimi, por vetëm kaq. Pak muaj më vonë hetimet u pushuan, pasi në media doli që në serverin e tatimeve ishte futur z. Spartak Braho dhe vëllai i ministrit Damian Gjiknuri. Madje, Parlamenti inicioi një komision hetimor parlamentar, ndërsa paralelisht nisi njëhetim. Të gjitha, u pushuan. Ose të pakën kështu donin të gjithë, politizimin e çështjes.

Por, në kohën kur gjithçka është shuar apo harruar, qeveria ka akorduar plot 20 milionë euro për serverin e tatimeve. Pra, i gjithë sistemi do të ribëhet nga e para, ku sërish privati do të ketë aksesin në këtë sistem.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku në përjekje për të hedhur dritë mbi paratë publike, vërejmë se ato harxhohen për kapriço të njerëzve që e drejtojnë këtë shtet. Po nëse nuk do të ishte ndërhyrë në atë sistem, a duhej që shteti të jepte nga buxheti i shtetit 2 milionë EURO për këtë sistem? Kësaj pyetje mund t’i japin përgjigje ata që ndërhynë, apo prishën atë system.

Tpz.al mëson se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur para pak ditësh tenderin e majmë, ku objekti I tenderi është “Përmirësimi i Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit”. Shumë e përdorur është 1’869’825’960 lekë pa TVSH dhe financohet nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Me TVSH, shuma shkon në mbi 20 milionë euro. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për për implementimin është 24 muaj nga momenti i lidhjes së kontratës, si dhe 24 muaj mirëmbajtje. Pra, deri kur të mbarojë mandati i qeverisë aktuale, firma do e ribëjë dhe do e mirëmbajë, për t’i dhënë më shumë akses njerësve të saj që të ndërhyjnë në këtë system të përçunduar.

Në dokumente thuhet se sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturave është një grup i procedurave dhe mjeteve ligjore, organizative dhe teknike, qëllimi kryesor i të cilave është kontrolli i transaksioneve me pagesa me para në dorë dhe pagesa me para jo cash.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit që do të miratohet në Republikën e Shqipërisë (RSH), qarkullimi i parasë është një pagesë për mallrat ose shërbimet e ofruara me kartëmonedha dhe monedha që konsiderohen si shpenzime, kartë krediti dhe debiti, çek ose metoda të tjera të ngjashme të pagesës, përveç pagesës së drejtpërdrejt në llogari.

Sipas saj, duke përdorur lidhjen në internet, AdministratTatimore do të ketë një pasqyrë të qartë në secilën llogari.

Mësohet se sistemi aktual i pajisjeve fiskale në DPT përdoret nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, nga shoqëritë e autorizuara si dhe nga tatimpaguesit. Kysistem është instaluar në DPT më datën 01.06.2010 ku të dhënat financiare kryhen nëpërmjet transmetimeve të raporteve tatimore ditore “Z” i cili vazhdon deri në ditët e sotme. Sistemi aktual është i centralizuar.

Gjithashtu sistemi nuk identifikon kuponin në kohë reale, por transmeton vetëm totalin e xhiros dhe numrin total të kuponëve të printuar nga çdo pajisje fiskale një herë në ditë.

Serveri i tatimeve, histori skandalesh

Në vitin 2015 shpërtheu skandali i serverave të tatimeve. Disa persona ishin fuur në dhomën e serverit të tatimeve dhe kopjuan apo fshinë të dhëna nga sistemi. U ngrit një Komision Parlamentar Hetimor, ndërsa prokuroria pushoi hetimet ndaj vëllait të ministrit Gjiknuri, Panajot Gjiknuri, i cili ishte personi i paautorizuar që u fut në DPT, menjëherë pas zgjedhjeve të 2013 dhe ndërhyri në serverin e DPT. Megjithatë, prokuroria argumentoi se nga serveri i tatimeve nuk është fshirë asnjë e dhënë përgjatë vitit 2013 dhe akuza e ngritur nga Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ndaj ish-drejtorit të tatimeve Renald Rista dhe përfaqësuesit të kompanisë nuk qëndron.

Por, gjithashtu u faktua se grupi i auditit i kryesuar nga Panajot Gjiknuri dhe Ermal Beqiri ka kryer kopjimin e të dhënave nga serveri, provuar nga deklarimet e specialistëve por dhe nga akti i ekspertimit ku u provua lidhja e një pajisje kopjuese të hard disqeve.

Sipas prokurorëve, kopjimi dhe klonimi i të dhënave është i justifikuar në funksion të auditimit, në bazë të detyrës së caktuar me Urdhrin e Ministrit të financave nr. 68 në 12 nëntor të vitit 2013 dhe planit të auditimit nr 17208 i të njëjtës datë.