TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atletja shqiptare Luiza Gega ia ka dalë që të kualifikohet në finalen e Kampionatit Europian për 3000 metra me pengesa, duke u konfirmuar njëkohësisht si një nga pretendentet kryesore për medalje në këtë disiplinë.
Sportistja shqiptar merrte pjesë në baterinë 2 të kualifikueseve, ku ka arritur të qëndrojë që në fillim me grupin e kryesueseve të garës. Ajo kaloi e dyta vijën e finishit, vetëm pak të qindtat e sekondës pas zviceranes Fabien Shlumpf që fitoi baterinë, duke dhuruar kohën 9 minuta e 33,11 sekonda. Thuajse të gjitha atletet që u kualifikuan në baterinë e Gegës dhuruan rekorde personale sezonale, ndërsa atletja shqiptare ka rezultatin e saj më të mirë 9 minuta e 22 sekonda, të dhuruar në majin e vitit 2018.
Koha e regjistruar nga Gega sot ishte e dyta më e mirë mes të gjithë atleteve të kualifikuara për finalen nga të dy bateritë, duke e bërë shqiptaren pretendente kryesore për medalje në një garë të cilën dy vite më parë e mbylli si nënkampione e Europës. Finalja do të zhvillohet të dielën në darkë.