TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashpërsohen tonet mes Greqisë e Rusisë, pas dëbimit të dy diplomatëve të ambasadës greke në Rusi. Përmes një deklarate zyrtare, ministria e jashtme greke thekson se si një vend paqësor e sovran Greqia kërkon respekt dhe barazi të marrëdhënieve me çdo palë të tretë,përfshi këtu edhe Rusinë, e cilas sipas ministrisë greke duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke.
“Rusia duket se nuk është në gjendje të kuptojë pozicionet parimore të politikës së jashtme greke. Ajo duket se po distancohet nga pozicionet që i përshtaten nivelit të miqësisë dhe bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet greko-ruse për të kaluarën. Duket se nuk kupton se Greqia ka interesat dhe kriteret e veta në politikën ndërkombëtare”- thuhet në dekaratë.
Në vijim ministria e jashtme greke e konsideron arbitrar vendimin e Rusisë për të dëbuar diplomatët dhe të pabazuar në asnjë provë.