TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qëlloi me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar. Lajmin e bën me dije policia e Korçës, e cila njofton se ka vënë në pranga shtetasin E.A, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pas një telefonate në rajonin e policisë, që njoftonte se një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e kishte pa leje.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.
Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.
Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.
Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.