AKTUALITET, 29 Prill 2019, 20:55

Qëllohet me breshëri plumbash një biznes në Vorë (emri)

Qëllohet me breshëri plumbash një biznes në Vorë (emri)


Një biznes në Vorë, është qëlluar me breshëri plumbash. Të shtënat janë konstatuar mëngjesin e sotëm nga punëtorët e biznesit. Nga të shtënat kanë rezultuar vetëm dëme materiale. Konkretisht janë dëmtuar xhamat dhe fasada e biznesit.

Policia e Shtetit ka gjetur rreth 20 gëzhoja në vendngjarje.

Burime nga policia,  shprehen se biznesi ndaj të cilit është qëlluar,  është "Shega Trans". Ende nuk ka një komunikatë zyrtare nga Policia e Shtetit.

/TPZ.al/