BOTA, 19 September 2026, 16:30

Putin: Udhëheqësit evropianë po deklarojnë hapur se po përgatiten për luftë me Rusinë

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë. Në një takim me krerët e ushtrisë së tij, Putin tha se NATO po zgjeron shtrirjen dhe ndikimin e saj me qëllim përgatitjen për luftë.

“Siç dihet, numri i këtyre kërcënimeve nuk po zvogëlohet. NATO po zgjerohet, duke depërtuar tashmë në rajone të tjera të botës. Disa udhëheqës europianë po deklarojnë hapur se po përgatiten për luftë me Rusinë. Sipas mendimit tim, ata thjesht po përpiqen të shpëtojnë popullaritetin e tyre në rënie, duke mbuluar gabimet në politikën ekonomike dhe sociale.”, tha Putin.

Më herët, ai deklaroi se Rusia nuk kishte qëllime agresive ndaj Evropës dhe se është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojë me fqinjët.

“Dua të deklaroj edhe një herë: Rusia nuk ka qëllime agresive ndaj Evropës ose vendeve evropiane. Thjesht nuk ka asnjë arsye për këtë. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjët tanë evropianë.”