TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi nëpërmjet një telefonate homologun turk Rexhep Taip Erdogan, për rizgjedhjen dhe tha se rezultati tregoi “autoritetin e madh politik” të liderit turk dhe mbështetjen masive për të.
Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke gjatë 15 vjetëve të kaluar, i fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale, të cilat i siguruan mandatin pesëvjeçar.
Me ndryshimet e reja kushtetuese, të miratuara në një referendum vitin e kaluar, Erdogan do të ketë kompetenca shtesë.
Kremlini tha se Putin shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar “punën dhe dialogun” me Erdoganin, partia e të cilit, në aleancë me disa më të vogla, ka fituar edhe shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.
Edhe vetë Putin e zgjati sundimin e tij pothuajse prej dy dekadësh kur fitoi mandatin e katërt presidencial në zgjedhjet e marsit.