TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lamonte McIntyre kaloi 23 vite të jetës pas hekurave për një vrasje të dyfishtë që ai nuk e kishte bërë. Të hënën, atij iu dha 1.5 milion dollarë për të zgjidhur një proces gjyqësor për dënimin e tij të gabuar, ka njoftuar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kansas Sate.
McIntyre ishte 17 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjet e vitit 1994 të Donald Ewing dhe Doniel Quinn. Ai kaloi 8.583 ditë pas hekurave përpara se të lirohej në tetor të vitit 2017.
Vitin e kaluar, McIntyre ngriti një padi kundër shtetit në bazë të statutit të tij të dënimit të gabuar, i cili u miratua në vitin 2018. Ligji lejon ata që dënohen dhe burgosen padrejtësisht të kërkojnë dëmshpërblime monetare nga shteti. McIntyre dëshmoi në mbështetje të masës përpara një komiteti të Senatit Shtetëror në vitin 2018.
“Shteti i Kansas nuk mund të më kthejë 23 vitet që mori nga unë,”- tha ai në dëshminë e tij. “Por ai mund ta kalojë këtë ligj për kompensimin, kështu që unë mund të filloj rrugën time drejt një të ardhmeje të suksesshme.”
Përveç 1.5 milion dollarëve, McIntyre iu dha qasje në programin shtetëror të përfitimeve të kujdesit shëndetësor për dy vjet, këshillime dhe një shkollim më i mirë. Procesverbali i dënimit, arrestimit dhe çdo informacioni mbi profilin e ADN-së u urdhërua të zhdukej.