TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një pushuese nga Kosova ka rrezikuar të mbytej mesditën e sotme, ndërsa lahej në det në zonën e plazhit Rinia në Sarandë. 60-vjeçarja Sabrie Hyseni kishte hyrë e vetme për t’u larë kur ka shfaqur probleme.
Sipas "BW", rojet bregdetare Moisi Cera dhe Lorent Noga e kanë vënë re dhe janë zhytyr menjëherë në ujë duke e nxjerrë gruan nga deti.
Ata i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas pushuesja është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, gruaja është jashtë rrezikut për jetën.