TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një “luftëtar” i vërtetë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Ish-portieri i kombëtares turke Rustu Recber ka fituar “sfidën” më të vështirë në jetën e tij, duke u shëruar nga koronavirusi. Pas 11 ditësh në spital dhe pasi gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua, Recber ka arritur të mundë virusin.
Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale, se Rcber ka arritur të mposhtë koronavirusin, pas 11 ditëve tepër të vështira në betejë me të.
“Çfarë dite e mrekullueshme! Faleminderit zot. Pas 11 ditësh tepër të vështira, burri im është shëruar. Zoti i pranoi lutjet. Ai na sheh dhe na mbron”, lexohet mes të tjerash në postimin e Isil Recber.
