SPORT, 6 Prill 2020, 10:15

Koronavirusi i ka bërë të paprekshëm, Mbape e Nejmar shtyjnë me një vit largimin nga PSG

Koronavirusi i ka bërë të paprekshëm, Mbape e Nejmar


“Largimi i Nejmar dhe Mbapa shtyhet”. Ky ka qenë titulli kryesore i gazetës franceze “L’Equipe” e cila insiton se dy yjet e PSG nuk do të largohen këtë vit. Fajin për këtë e ka vetëm pandemia që ka shpërthyer në glob e që i ka bërë të dy lojtarët të paprekshëm.

Vlerat e larta që kanë kartonët e dy lojtarëve, pa harruar këtu edhe rrogat e tyre, e bëjnë të pamundur për çdo klub tjetër që të tentojë blerjen e tyre gjatë kësaj vere ku kriza ekonomike është e dukshme, ndaj gjithçka shtyhet për vitin e ardhshëm.

E përditshmja franceze insiston se Mbape do të vazhdojë në shtator te PSG me çdo kusht.

Al-Khelaifi nuk ka dashur kurrë të shesë yllin francez dhe do të ishte i gatshëm të dëgjonte oferta të mundshme vetëm për Nejmar.

Real Madrid ka hedhur sytë nga sulmuesi por është e qartë se për Mbape nuk ka rrugë tjetër, vetëm të qëndrojë një vit më shumë në Paris, pasi askush nuk e përballon aktualisht vlerën e kartonit të tij ndaj do të ishte e kotë t’i kërkonte vetë klubit ta linte të largohej.