SPORT, 24 Gusht 2021, 12:09

PSG i hap dyert Mbappe, çelësi mbetet Ronaldo, por CR7 kërkohet edhe nga Guardiola

PSG i hap dyert Mbappe, çelësi mbetet Ronaldo, por CR7 kërkohet

Shtatë dite për të vendosur përfundimisht të ardhmen.

Cristiano Ronaldo është më i bindur se kurrë, kërkon të largohet nga Juventus por jo çdo gjë është në dorën e tij, paga e tij e lartë bën që klubet të stepen për ti ofruar një kontratë sipas shijeve të tij në këtë periudhë të vështirë ekonomike.

Situata në të cilën ndodhet CR7 nuk është shumë e qartë, mediat kanë versione të ndryshme. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, e vetmja skuadër e mbetur në valle për të siguruar shërbimet e tij është Manchester City.

Palët kanë vendosur kontaktet e para, por tratativat do të merrnin formë të plotë vetëm nëse Harry Kane nuk arrin të transferohet tek “qytetarët”, për momentin kapiteni i “tre luanëve” është preferencë e parë.

Nëse për një arsye apo për një tjetër, kjo tratative dështon, Pep do të jap dritën jeshile për të transferuar Ronaldon.

Në terma ekonomik nuk është një transferim i pamundur për sheikët e City, kartoni i Ronaldos kushton 29 milion euro. Ndryshe nga mediat italiane, në Spanjë kanë një tjetër version.

CR7 mund të transferohet në Paris pasi klubi francez i ka hapur dyert Mbappe të largohet tek Real Madrid.

Nga shitja e Mbappe, PSG do të përfitonte minimalisht 150 milion euro plus do të kursente pagën e tij, me këto para janë të gatshëm të transferojnë Ronaldon për të formuar një tredhëmbësh si kurrë më parë, Ronaldo-Messi-Neymar.